Cilat janë sot problemet e Tiranës? Matjet e treta të Barometrit
Barometri në Euronews Albania ka pytuar qytetarët e Tiranës për problemet kryesore të qytetit. 32.6% e kryeqytetasve mendojnë se problemi kryesorë janë kostot e jetesës, 28.2% e qytetarëve mendojnë se problem kryesorë është trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik.
Për 19.1% të qytetarëve problem kryesorë është ndotja ndërsa për 16.2% problem është infrastruktura rrugore.
12.8% e qytetarëve shohin si problem kryesorë hapsirat publike, 12.6% thonë papunësia, 11.9% densiteti i ndërtimeve dhe 11.7% mbipopullimi.
Nga ana tjetër për 11.2% të qytetarëve të Tiranës është problem kryesorë uji i pijshëm dhe kanalizimet, për 9.6% është korrupsioni, për 8.6% është transporti publik, për 7.5% hapësira publike, për 7.2 Ekonomia dhe për 5.4% janë problem kryesorë taksat lokale.
Por kjo krahasuar me tre muaj me parë kjo renditje ndryshon në vend të parë si problem kryesor atëherë ishte trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik me 30.3% pasuar nga infrastruktura rrugore me 26%, ndotja me 25%, kostoja e jetesës me 24.7%, uji i pijshëm me 19.7%, ndërtimet 17.3%, hapësirat publike me 14.2%, parkimet me 7.5%, papunësia me 6.7%, pastërtia me 6.2% dhe rrogat e pensionet e ulëta me 6.1%
Kostoja e jetesës është një problem i shtuar për qytetarët e Tiranës nga 24.7% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 33.3% dhe në Prill 32.6%.
Trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik është një problematik që është rritur nga shkurti ku ishte 30.3% në 38.6% në mars por ka pasur një rënie në prill në 28.2%.
Ndotja e mjedisit është një problem që ka pësuar një ulje nga shkurti ku ishte 25% në 14% në mars dhe në prill ka pasur një rritje në 19.1%.
Infrastruktura rrugore është një nga problemet që ka pësuar një zbritje nga shkurti që ishte 26% në 23.8% në mars dhe në 16.2% në prill.
Hapësirat publike dhe parqet janë një problem që në 3 muajt e fundit ka pasur ndryshime nga 14.2% në shkurt në 17.3% në mars dhe në prill ka pasur një rënie në 12.8%.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:07 Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë
- 14:02 Përplasje politike në Çeki, Presidenti padit qeverinë për përjashtimin nga samiti i NATO-s në Ankara
- 14:02 Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i dërgojnë “mesazh” publik djalit të tyre, Brooklyn-it
- 13:58 Omani: Të gjitha marrëveshjet mbi Hormuzin duhet të respektojnë plotësisht sovranitetin tonë
- 13:57 E rëndë në Itali, polici italian humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve
- 13:52 Rusia lëshon raketa në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, 3 të vrarë dhe 23 të plagosur





