Cilët janë deputetët në PD që janë tërhequr nga kandidmi në 11 maj
Ashtu siç pritej, procesi i primareve në Partinë Demokratike nuk po kalon pa pasoja në radhët e demokratëve. Përveç debateve dhe kundërshtive të ndryshme që janë prodhuar në disa qarqe, në këto ditë pas përfundimit të aplikimeve në primare janë vënë re dy fenomene.
Së pari deputetët që janë tërhequr nga procesi i primareve, dhe në këtë pikë bëhet fjalë për 3 deputetë që nuk do të garojnë në 1 mars.
Përveç Helidon Bushatit, burime bëjnë me dije që edhe Emilja Koliqi, deputete e Shkodrës, nuk do të marrë pjesë në primare. Po ashtu mësohet se edhe deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, nuk ka dorëzuar dokumentacionin për të marrë pjesë në procesin e 1 marsit.
Përveç dorëheqjeve të deputetëve, në disa qarqe mësohet se edhe interesi i kandidatëve për të marrë pjesë në primare nuk ka qenë shumë i lartë.
Në total, në gjithë vendin, burime nga PD thonë se janë rreth 300 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionin për të garuar në primare.
Pas një verifikimi paraprak, lista e kandidatëve që do të garojnë në 1 mars do të certifikohet nga kryesia e partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane