Cilit kandidat do t’ia linte çelësin e shtëpisë Rezear Xhaxhiu?
Gazetari Rezear Xhaxhiu tha për “Barometri” në Euronews Albania se nëse do të largohej nga shtëpia dhe do të duhej t’i besonte çelsat e shtëpisë njërit nga kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës, ajo do të ishte Lajla Përnaska.
Sipas tij, një grua ka impakt më të madh në shtëpi dhe sigurisht është më e kujdesshme.
“Unë do t’ia kisha lënë Lajlës. Do kisha ardhur, do e kisha gjetur shtëpinë xixë. Përtej shakasë, është femër dhe kur thua femër do të thotë më shumë përkujdesje, një lloj raporti më të ngrohtë të një femre në raport me shtëpinë, sesa një Veliaj,” – u shpreh Xhaxhiu.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa ju besojnë kandidatëve kur vjen fjala për t’ju lënë çelësat e shtëpisë.
48% e qytetarëve pavarësisht se mund t’ju besojnë votën nuk do ja besonin çelësin e shtëpisë asnjërit prej kandidatëve. 24.1% do ja besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt ndërsa 18.4% do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Belind Këlliçit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore