Çitaku: PDK-ja s’bën koalicion me VV-në, preferon koalicion me opozitën

12 Shkurt 2025 | 20:02

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, tha se PDK-ja është e gatshme për një koalicion me parti të tjera opozitare, por jo edhe për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Megjithatë, Çitaku shtoi se ende duhet të përfundohen disa procedura, si numërimi i të gjitha votave, para se të fillojnë “konsultimet, bisedimet me partnerët eventualë të koalicionit, që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza”.

“Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi te gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin”, tha Çitaku në konferencën për media.

Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare. Megjithatë, këto ulëse nuk janë të mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026