Çmimi i naftës, qytetarët shpenzuan 11 mln euro shtesë, buxheti “fitoi” 3.5 mln euro
Nga rritja e çmimit të karburanteve kanë humbur konsumatorët dhe ka fituar shteti. Me importet e naftës që arritën në 54 mijë tonë në muajin mars, të ardhurat në buxhet janë rritur.
Në mars, të ardhurat nga TVSH mbi lëndën djegëse, që mblidhen në doganë arritën në 20 mln euro, me rritje prej 22%, ose 3.5 milionë euro më shumë.
Krahas TVSH-së, buxheti i shtetit ka arkëtuar më shumë dhe nga akciza. Nga janari, akciza u indeksua me inflacionin, duke u rritur me 1.5%, për të arritur në 39.4 lekë pa TVSH, ose 0.6% më shumë. Ndërkohë në mars, të ardhurat nga akciza u rritën 9%.
Ndryshe nga buxheti i shtetit që ka arkëtuar më shumë të ardhura në mars, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve, xhepat e konsumatorëve janë rënduar. Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 36 mijë tonë, nga 34 mijë tonë në vitin 2025.
Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 76 mln euro.
Në këtë situatë, qeveria ka premtuar vetëm lehtësime përmes uljes së akcizës dhe kompensim për transportin publik, ndërsa ndihma e premtuar për familjet në nevojë dhe pensionistët nuk është shpërndarë.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat