Ç’ndodh tani me Himarën? Beleri do shkarkohet, Presidenti thërret zgjedhjet e reja

25 Qershor 2024 | 16:40

Çfarë ndodh tani me drejtimin e Himarës, kur kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri është tashmë një i dënuar me vendim të formës së prerë për krime zgjedhore? Ai nuk mund ta gëzojë më këtë mandat për shkak të ligjit të dekriminalizimi.

Ligji parashikon se qeveria e shkarkon një kryebashkiak kur dënohet nga apeli i një gjykate, dhe njofton Presidentin e Republikë, i cili cakton datën e zgjedhjeve. Por kur mund të kryhen këto procedura, edhe cilët mund të jenë kandidatët për Himarën?

Gazetarja e Euronews Albania, Esiona Konomi ka shpjeguar se në kushtet kur Fredi Beleri nuk mund ta gëzojë më statusin e kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, do duhet që Himara të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ajo tha se fillimisht duhet të bëhet shkarkimi për Belerin, i cili mund të bëhet në dy forma:

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë

  1. Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

2. KQZ vihet në lëvizje për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe për të deklaruar pazgjedhshmërinë e Belerit.

Zgjedhjet e reja në Himarë

Pavarësisht se kush është institucioni që do të shkakrojë Fredi Belerin, duhet qeveria ose Prefektura e Vlorës të njoftojë Presdentin e Republikës. Se kur bëhet shkarkimi nuk ka një afat, por në momentin që shkarkimio bëhet, Presidenti ka afat për të caktuar një datë zgjedhjesh.

Data e re e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve brenda 48 orësh nga marrja e njoftimi.

Zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Kush kandidon në Himarë?

Dy emratë të cilët duket se do të kandidojnë për të drejtuar Bashkinë e himarës duke iu referuar deklarimeve publike, për kampin e Partisë Socialiste do të jetë perfekti i Vlorës Vangjel Tavo.

Në kampin opozitar Petro Beleri, djali i Fredi Belerit ka deklaruar se ai mund të jetë kandidati për opozitën në vend të të atit.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026