Çohet te “Trauma” objektivi i atentatit në Shkodër, si është gjendja shëndetësore
Erogen Vaso, i njohur edhe si Erogen Brajoviç, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Burime nga ky spitali thonë se gjendja e tij shëndetësore është stabël, ndërsa ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.
Vaso është vëllai i Denis Brajoviç dhe dyshohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në një lokal në qendër të Shkodrës, ku një person i armatosur hapi zjarr me kallashnikov ndaj tavolinës ku ndodheshin ai, truproja e tij, Geridon Kraja si dhe Armando Pali.
Si pasojë e të shtënave, Armando Pali humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën Erogen Vaso, truproja i tij Geridon Kraja, i cili ndërroi jetë më vonë në spital, si dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.
Për këtë ngjarje të rëndë, është arrestuar nga policia Ragip Gilaj, i cili dyshohet si autori i atentatit.

LEXONI GJITHASHTU:
- PAMJET/ Tre të plagosur nga atentati në Shkodër, momentet kur futen në ambulancë
- FOTO/ Dyshohet si shënjestra e atentatit në Shkodër, kush është Erogen Vaso
- Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër
- I arrestuar për atentatin në Shkodër, zbulohet vendimi gjykatës që liroi Ragip Gilën
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin