Çollaku njofton largimin nga Basha, arsyet: Pjesë e PD, pavarësisht drejtuesit

20 Qershor 2024 | 14:32

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, i ftuar në Euronews Albania renditi arsyet kryesore të largimit nga Lulzim Basha dhe bashkimin me PD.

Çollaku tha se si një themelues i Partisë Demokratike, do të jetë gjithmonë pjesë e saj pavarësisht problemeve dhe mospëlqimeve.

Ai shtoi se ai respekton vendimin e gjykatës dhe se do të jetë deputet i Partisë Demokratike pavarësisht se kush e drejton atë.

“Unë kam thënë gjithmonë që do të jem aty ku do të jetë Partia Demokratike, edhe pak kohë më parë kur konteksti i vulës ishte në zhvillim, kur  ishim të bindur se  vula do ishte në atë që quhej PD zyrtare, unë kam thënë që do te jem në PD dhe do të njoh vendimin e gjykatës dhe këtë mendim unë po e bëj të qartë dhe sot se unë jam, kam qenë dhe do të jem deputet i PD-së, pavarësisht kush e drejton atë. Unë do të mbetem demokrat sepse kam që në themelimin e PD kam 33 vjet që përballem me betejat e saj dhe këtë u thashë dhe kolegëve që unë çdo gjë mund të pranoj por jo të dal nga sigla e PD-së. Vazhdoj të mbetëm më të njëjtat bindje dhe parime, i qëndroj asaj çfarë kam thënë mbi marrëdhëniet me SHBA, mbi marrëdhënien në reformën në drejtësi, por i mbetem dhe do ti mbetem PD, nuk kam ndërmend të dal nga ajo”, tha Çollaku.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026