Çollaku: Nuk mësuam nga pësimi, i bie që do pësojmë prapë

2 Nëntor 2022 | 11:56

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania se janë duke dështuar në kalimin e “testit të pjekurisë”.

“Testi pjekurisë është që me një fjalë të mençur, të mësojmë nga pësimet dhe derisa nuk mësojmë nga pësimet i bie që duhet të pësojmë prapë për të mësuar sërish,” – u shpreh Çollaku.

Ai tha se kjo garë brenda vetë demokratëve do të kushtojë humbjen e Tiranës.

“Ne nuk e njohim statutin e datës 11 dhjetor për arsye që janë deklaruar, për arsye se u bë në mënyrë të njëanshme, për arsye se ne s’kemi asnjë provë, sado masive, nuk kemi asnjë provë se aty realisht votuan të mandatuarit e Partisë Demokratike,” – u shpreh Çollaku.

Sipas tij është e papranueshme të thuhet se është bërë një kongres partie për të ndryshuar statutin e PD-së kur në atë proces marrin pjesë anëtarë të LSI-së në mënyrë masive.

“Kjo, nga ana statutore, është shkelje, është manipulim i procesit,” – tha Çollaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026