Covid-19 në RMV, ministri Filipçe: Epidemia arriti kulmin javën e kaluar, ka shtretër të lirë nëpër spitale

27 Nëntor 2020 | 11:35

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, tha të premten se situata e krijuar nga koronavirus, se piku u shënua javën e shkuar dhe se situata do të vijë drejt lehtësimit.

Sipas ministrit, masat shtesë nuk janë të domosdoshme për momentin dhe se dalë nga dalë prirja e infeksionit do të bjerë.

Korrespondentja e Euronews Albania në Maqedoni të Veriut, Ferikan Iljazi tha se fjalët e ministrit ishin frymëzuese.

“Ai tha se gjatë javës së shkuar kemi pasur kulmin e valës së vjeshtës, se dalë ngadalë shifrat do të bien dhe kushtet do të jenë të volitshme edhe për uljen e numri të viktimave ditore, që së fundmi kanë qenë rreth 30,” – u shpreh gazetarja Iljazi.

Autoritetet veriomaqedone besojnë se situata do të përmirësohet edhe nga ardhja e vaksinës fillimin e vitit të ardhshëm.

“I pyetur nëse do të ketë ndryshime të masave kufizuese, nëse do të ashpërsohen, ministri tha se nuk janë të nevojshme pasi kemi pasur edhe karantinë edhe orë policore, dhe se për shkak të temperaturave të ulëta dhe mbylljes me orare pas orës 21:00 i ka zmbrapsur njerëzit për të dalë jashtë,” – tha Iljazi duke cituar ministrin e Shëndetësisë.

Megjithatë gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut do të vijojë. Gazetarja e Euronews Albania tha se kjo gjendje nuk i ka ndryshuar gjë situatës së përditshmërisë, por vetëm mënyrës së menaxhimit ku spitaleve private u është kërkuar të vënë në shërbim kapacitetet e tyre.

“Mirëpo ministri Filipçe, beson se me këtë prirje mund të ulet ndjeshëm numri dhe të mos jetë më i nevojshëm as kontributi i spitaleve private,” – shtoi Iljazi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026