COVID19/ Maqedonia e Veriut numëron më shumë se 2 500 viktima

1 Janar 2021 | 16:36

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 414 raste të reja pozitive dhe 7 viktima nga COVID-19.

Viktimat e fundit janë të moshës nga 53 deri në 81 vjeç, ndërsa rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 1 619 testeve.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar gjatë ditës së fundit 496 persona të shëruar.

Deri tani, RMV ka kryer mbi 402 mijë teste nga të cilat kanë rezultuar të infektuar më shumë se 83 mijë persona.

2 510 persona kanë humbur jetën kurse gati 62 mijë të tjerë janë shëruar. Aktualisht raste aktive mbeten pak më shumë se 19 mijë persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026