Çuçi në kongresin e PS: Modernizimi i shtetit, kusht për luftën ndaj korrupsionit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur sot, në Ditën e Rinisë se Shqipëria ka ndryshuar shumë që prej ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet.
Ai renditi disa arritje të realizuara gjatë viteve që PS ka udhëhequr Shqipërinë, duke thënë se është punuar shumë për të pasur një shtet më të modernizuar me më pak korrupsion.
“Në vitin 2022 kemi vënë në funksion kadastrën digjitale. Vetëm në përpjekjet e para që kemi filluar ne kemi ulur me 5 herë nga maksimumi i një mesatareje pre 103 ditëve që ka qenë në 2017, në 21 ditë, kohën e përpunimit të të dhënave në kadastër.
Imagjinoni çfarë ndryshimi historik. Dhe në shërbime të tjera shumë të rëndësishme siç është policia e shtetit kemi modernizuar komunikimin. Komisariati digjital ka qenë një arritje e jashtëzakonshme për të rritur numrin e denoncimeve në policinë e shtetit, por edhe për të ulur rastet e korrupsionit brenda policisë së shtetit, e kombinuar kjo me ngritjen e një agjencie moderne inteligjente jashtë policisë së shtetit, kemi arritje të jashtëzakonshme edhe brenda kësaj strukture.
Së fundmi, pa diskutim që shtylla e tretë është edukimi. Pa edukimin e një brezi të ri ne kurrë nuk mund të kemi një rezultat fundor të luftës së korrupsionit”,-tha Çuçi në kongresin e Partisë Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti