Daci tërhiqet nga propozimi për të mbrojtur Veliajn: Jam në konflikt interesi
Avokati dhe konstitucionalisti Jordan Daci ka njoftuar se nuk do të jetë mbrojtësi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën që do të zhvillohet këtë të premte në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ankimin e Veliajt për vendimin e shkarkimit të tij.
Në një status në rrjetet sociale, Daci shpjegon se pas një vlerësimi të kujdesshëm ligjor dhe etik ka konstatuar se ndodhet në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të tij të mëparshme dhe të studios ligjore në çështje të tjera ende në proces.
“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gjykatës Kushtetuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende në proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm,” shkruan Daci.
Seanca e së premtes në Gjykatën Kushtetuese pritet të jetë një ndër më të rëndësishmet e muajve të fundit, pasi përballë do të jenë tre palë, Erion Veliaj, qeveria dhe Presidenca, në një proces që do të përcaktojë nëse vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës do të mbetet në fuqi apo do të rrëzohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Presidenca, qeveria dhe Veliaj në GJK, gazetarja jep detajet: Mbledhja do jetë live
- Drejtoria e Burgjeve konfirmon: Erion Veliaj do jetë prezent fizikisht në 31 Tetor
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar