Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe
Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se nga dita e sotme, tifozët kuqezi do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.
FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ben Blushi: Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë
- Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Çekinë
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar