“Dan Hutra e kishte planifikuar arratisjen”, Gazetari: Bëri mjet prerës me tenxhere
Gazetari Igli Çelmeta ishte mëngjesin e kësaj të premteje i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në burgun e sigurisë së larët në Fier.
Dan Hutra, vrasësi i grave tentoi të arratisej nga burgu duke prerë kangjellat e burgut.
“Parandalimi i kësaj ngjarje nga policia e burgut të Fierit, tregon që niveli i sigurisë është aty ku duhet. U para ndalua plani i arratisjes. duke ditur rrezikshmërinë e lartë shoqërore që kanë shtetas si Dan Hutra, mendoj që mund të ndodh ndonjë arratisje.
Por varet nga situata dhe momenti. Ai e ka mirë menduar, e ka mirë organizuar atë plan për t’u arratisur. Dyshohet se 5-6 ditët e fundit ai ka nisur edhe planin për arratisjen e tij, por fatmirësisht u parandalua”,-tha Igli Çelmeta.
Ai shtoi se me anë të tre të paraburgosurve për vjedhje, Hurta kishte planifikuar arratinë, ndërsa në qeli u gjetën disa mjete të improvizuara prerëse.
“Janë konstatuar mjete të përshtatura, si litar një çarçaf i përshtatur si litar për t’u përdorur për arratisje dhe mjete të tjera të improvizuara. Ai ka marrë tenxhere, i ka shtypur dhe i ka përdorur si mjete prerëse për të prerë zgavrën e dritares”,-tha Igli Çelmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë