DASH: 10 shtetas të Kosovës në kampet në Siri, për 70 tjerë s’ka informacione
Dhjetë shtetas të Kosovës vazhdojnë të jenë nëpër kampe të personave të zhvendosur, apo në qendra të ndalimit në Siri, ndërsa për 70 shtetas të Kosovës në këtë shtet nuk ka informacione për vendndodhjen apo nëse janë gjallë.
Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), dedikuar terrorizmit në botë, për vitin 2023, shkruan REL.
Në pjesën për Kosovën përmendet se Kosova i ka riatdhesuar 121 persona dhe i ka arrestuar 12 shtetas të saj që kanë qenë në Siri.
Aty është vlerësuar se, sikurse në të kaluarën, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të jenë të cenueshëm ndaj përpjekjeve për rekrutim nga ana e organizatave të dhunshme fetare.
Pas shpërthimit të konfliktit në Siri, më 2011, vlerësohet se rreth 350 kosovarë patën udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, për të luftuar kryesisht krah grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Personat që janë kthyer në Kosova janë përballur me procese gjyqësore.
Megjithatë, sipas raportit, ndonëse korniza legjislative e Kosovës parasheh ndjekjen penale të të dyshuarve për mbështetje të aktiviteteve terroriste apo pjesëmarrjen në luftërat e huaja, dënimet për kryerje të veprave terroriste janë të buta, me lirime të kusht apo lirime të parakohshme, si dhe mbikëqyrje të çorganizuar pas lirimit.
Në vitin 2015, Kosova e ka miratuar një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, ndërsa Kodi Penal parasheh dënime për kryerje të veprave terroriste prej pesë vjet e deri në burgim të përjetshëm.
Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pas proceseve gjyqësore, rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja kanë kaluar nëpër institucionet e tij korrektuese. Aktualisht, në institucionet korrektuese ndodhen shtatë prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti