Debat i ashpër Noka-Balla në Kuvend: Akuza për manipulimin e votave dhe GPS në zarfa
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me përplasje të forta verbale mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe atyre të mazhorancës. Në qendër të debatit ishte procesi zgjedhor i 11 majit, i cilësuar nga opozita si “farsë elektorale”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, akuzoi qeverinë për manipulim të rezultatit përmes blerjes së votës, intimidimit të zgjedhësve dhe kapjes së institucioneve. “11 maji ishte një farsë elektorale. Pushteti nuk ka asnjë legjitimitet për sa kohë nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve,” deklaroi Noka.
Ai e krahasoi procesin zgjedhor me një “treg votash” dhe pretendoi se në qarkun e diasporës janë përdorur GPS në zarfet e votimit, për të gjurmuar votën. “Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe,” tha ai, duke akuzuar Partinë Socialiste për shkelje flagrante të ligjit dhe intimidim elektoral.
Reagimi erdhi menjëherë nga ministri i Shtetit, Taulant Balla, i cili i quajti pretendimet e PD-së “trillime halucinante” dhe akuzoi Nokën për përhapje të informacionit të rremë. “O Flamur, kjo që thua është vepër penale. Identifikimi dhe gjurmimi i votës ndalohet me ligj. Nëse ke prova, çoji në SPAK,” tha Balla nga foltorja e Kuvendit.
Ministri i mazhorancës shtoi se rezultati është i qartë dhe i padiskutueshëm. “PS ka marrë mbi 856 mijë vota, ndërsa ju 529 mijë. Ku janë votat tuaja?”, u shpreh ai, duke ironizuar pretendimet për 130 mijë vota të ‘zhdukura’ të përmendura nga opozita.
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi