Debat për orën policore, kreu i ISHP Shkup: Qeveria pritet ta refuzojë
Në 24 orët e fundit, 87 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Sërish qyteti më i prekur mbetet Shkupi, ndërkohë që propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive ka ndezur debat në mbledhjen e Shtabit të Krizës.
Shumica e anëtarëve janë kundër vendosjes së orës policore nga ora 22:00 e mbrëmjes deri ne orën 05:00 të mëngjesit. Pjesa më e madhe e anëtarëve të shtabit kërkojnë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen.
Drejtori i ISHP-së në Shkup, Shaban Memeti duke folur për “Euronews Albania” thotë se, pritet që qeveria ta refuzoi rivendosjen e orës policore. Sipas tij, shtimi i rasteve lidhet me kujdesin që tregojnë qytetarët pasi raste pozitive ka pasur dhe gjatë karantinës së plotë dhe orës policore.
“Kemi një debat në nivel qeverie, akoma nuk është vendosur por pritet që ta refuzojnë vendosjen e orës policore. Njerëzit duhet ë jenë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm duke pasur parasysh që ne do të jetojmë me virusin. Nëse nuk jemi të kujdesshëm në përdorim të maskave dhe dezinfektim të duarve dhe distancës sociale, do të ketë të infektuar. Pasi të infektuar kemi pas dhe gjatë karantinës dhe gjatë orës policore”, tha kreu i ISHP-së Shkup.
Lidhur me numrin e viktimave, ku deri tani Maqedonia e Veriut numëron 157 viktima, z. Memeti saktësoi se këtu përfshihen dhe të gjitha rastet ku COVID-19 nuk ka qenë shkaktar i vdekjes. “Mbi 30% janë nga sëmundje të tjera, kardiovaskulare, mushkëritë, diabeti, etj.. Rastet e pastra nga COVID-19 janë shumë më pak”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera