Debate në KS/ Rama-deligacionit rus: Ndaloni luftën dhe Zelenksi s’do mbajë fjalën

20 Shtator 2023 | 17:24

Këshilli i Sigurimit që po drejtohet nga Kreu i qeverisë Edi Rama është shoqëruar me debate, ku shkak është bërë prania e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Përfaqësuesi i Rusisë, ka ndërhyrë në mënyrë që presidenti ukrainas të mos marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Rama i është kthyer duke iu drejtuar se Zelensky nuk do të flasë vetëm nëse Rusia ndalon luftën.

Debati:

Rama: Një goditje mjaft mbresëlënëse  por shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zelenksi do të flasë para anëtarëve të Këshillit. Ka një zgjidhje për këtë,. Ju ndaloni luftën dhe presidenti nuk do të mbajë fjalën”-tha Rama.

Delegeacioni rus: Dua të tërheqë vëmendjen tuaj se ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë, objektivi jua është të zhvilloni një takim.

Rama: Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar dhe pasi filluar të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë çfarë është procedura këtu. Nëse nuk doni të  përgjigjem si kryeministër shqiptar mos më provokoni.

Delegacioni rus: Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër por si kryetar i KS. Jemi të angazhuar në një dialog proceduror. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike në deklaratat fillestare për Këshillin.

Rama: Ishit ju që folët për NATO-në, megjithatë a mundemi tani të fillojmë me seancën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026