Debate për listat në PD-në e Korçës, kandidati Andrea Mano i pakënaqur me listat, Salianji shpjegon situatën
Debate të forta kanë karakterizuar mbledhjen e degës së Partisë Demokratike në qarkun e Korçës pas publikimit të listave të kandidatëve.
Euronews Albania kontaktoi disa nga kandidatët e PD në këtë qark, të cilët treguan se debatet kanë nisur fillimisht nga kandidati Andrea Mano, ish-prefekt i qarkut të Korçës.
Ky i fundit mësohet se ka kërkuar llogari për listat, duke u shprehur se e gjithë kjo do të reflektojë me punën në terren.
Por më pas ka ndërhyrë drejtuesi politik i këtij qarku, Edmond Spaho, i cili është shprehur se qëllimi është që kjo parti të vijë në pushtet, dhe askush nuk duhet të luftojë për ego personale por për marrjen e pushtetit në 25 Prill.
Për situatën, Euronews Albania ka intervistuar kandidatin për deputet Ervin Salianji, i cili mohon të ketë pasur debate brenda degës së PD në Korçë.
“Andrea Mano është një prej njerëzve që kanë kontribuar më shumë në PD e Korçës.
Është një listë e kaluar nga kryesia dhe të gjitha forumet vendimmarrëse. Të gjithë kandidatët e PD punojnë si ekip për të fituar. Renditja i takon strukturave të larta vendimmarrëse, ne na takon ta kthejmë në votë për të bërë të mundur ndryshimin.
Në dijeninë time nuk ka pasur pakënaqësi, ka vetëm punë, punë për të sjellë ndryshimin”, u shpreh ish-deputeti demokrat për Euronews Albania.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut