Debati për arkivat e UÇK, nënkryetarja e PDK: Serbia ka futur në grackë delegacionin e Kosovës
Vlora Çitaku nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës tha se hapja e arkivave të UÇK-së është një kërkesë që Serbia e ka prezantuar që në fillimet e dialogut sepse dëshiron të barazojë politikat e saj kriminale dhe gjenocidin me luftën çlirimtare të Kosovës.
Arkivat supozohet do të zbulojnë se UÇK-ja ka dashur zhdukjen e popullatës Serbe në Kosovë, gjë që siç sqaroi dhe nënkryetarja e PDK-së nuk qëndron aspak.
Sipas saj qeveria e Kosovës nuk e ka as vetë të qartë se për çfarë ka rënë dakord në Bruksel.
“Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë dhe tani unë druaj që Serbia do të refuzojë të na ndihmojë në gjetjen dhe në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur duke thënë se, ju nuk po na ndihmoni ne dhe as ne nuk do ju ndihmojmë ju” – tha Çitaku.
Dakordësia mes palës kosovare dhe asaj serbe për të hapur të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në ka sjelle reagime te ashpra, kryesisht nga ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa sa i takon dialogut me Serbinë, ajo tha se qeveria nuk ka qenë e qëndrueshme. Vlora Çitaku pret një plan të mirëfilltë, jo të detajuar, nga qeveria që do të ketë mbështetje dhe nga opozita ku të paktën të ketë afate kohore dhe procesi të mbyllet me njohje reciproke.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)