Debati për dinarin në Bruksel/ Analisti: Me rëndësi që Kosova mori pjesë në dialog
Analisti Nexhmedin Spahiu ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euroenw s Albania për të folur rreth bisedimeve në Bruksel për dinarin. Ai tha se gjëja e fundit që duhet të bëjë Kosova është ti largohet dialogut. Sipas tij, është mirë që Kosova është ulur për të dialoguar dhe pak rëndësi ka se kush shkon në këtë takim.
“Gjithmonë kur shtrohet në dialog një palë e vogël dhe e pafuqishme, bën mirë. Në këtë rast Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë dialogut. çështja duhet të kanalizohen mes bankës qendrore dhe bankës popullore të Serbisë”,-tha analisti Spahiu.
I pyetur se përse nga ana e Serbisë kishte kryenegociator, analisti u përgjigj:
“Serbia nuk ka dashur ta shtroj problemin njësoj si Kosova. Kosova ka interesin që banka qendrore e Kosovës të njihet nga Serbia, ndaj ka dërguar përfaqësues të saj në Bruksel, krejt problemi qëndron aty. Qytetarët e përkatësisë etnike serbe që jetojnë në Kosovë, e kanë të parëndësishme, nëse i marrin pensionet në dinar apo në euro. Madje do të preferonin ti merrnin në euro, siç i marrin edhe nga qeveria e Kosovës. çështja qëndron se Serbia ka dashur ta shfrytëzoje këtë moment që të mos u japë pensionet qytetarëve serbë, në mënyrë që të krijojë konfliktin”,-tha analisti.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në