Debutimi i shumëpritur, Burnley i beson sulmin Armando Brojës ndaj Derby-t

26 Gusht 2025 | 20:21

Pritjes për debutimin e Armando Brojës i ka ardhur fundi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të luajë ndeshjen e tij të parë me fanellën e Burnley mbrëmjen e kësaj të marte, në sfidën e vlefshme për Carabao Cup ndaj Derby County.

Trajneri Scott Parker e ka përfshirë Brojën si titullar në formacionin zyrtar, duke i dhënë atij mundësinë e parë për të treguar veten në skuadrën e re.

Sulmuesi shqiptar u transferua dy javë më parë te Burnley, në merkaton e verës, por ishte mbajtur jashtë ekipit në ndeshjet e para për të shmangur një dëmtim, pasi vinte pa një fazë të plotë përgatitore.

Sonte, Broja jo vetëm që është në fushë nga minuta e parë, por klubi ka zyrtarizuar edhe fanellën me numrin 27, që ai do të mbajë për këtë sezon.

Burnley ka bërë 11 ndryshime në formacion për këtë ndeshje, krahasuar me sfidën e fundit në kampionat ndaj Sunderland, ku fituan 2-0.

Asnjë nga titullarët e së shtunës nuk është përfshirë sot, madje as në stol.

Përveç Brojës, debuton edhe Max Weiss, ndërsa Loum Tchouana zhvillon ndeshjen e tij të parë si titullar.

Në fushë nga minuta e parë janë edhe lojtarë si Lucas Pires, Marcus Edwards dhe Zian Flemming.

Bashir Humphreys kthehet pas një dëmtimi dhe luan në mbrojtje krah Joe Worrall.

Aaron Ramsey gjithashtu rikthehet si titullar, për herë të parë pas dëmtimit të rëndë në gju në shkurt 2024 – ndonëse ai kishte bërë një paraqitje të shkurtër nga stoli në fund të sezonit të kaluar.

Në stol janë edhe emra si Axel Tuanzebe, Vaclav Hladky, Hannes Delcroix, Mike Tresor dhe Ashley Barnes.

Ndërkohë, Jordan Beyer, Connor Roberts dhe Zeki Amdouni mbeten të lënduar, kurse Etienne Green, Manuel Benson, Darko Churlinov dhe Michael Obafemi nuk janë përfshirë fare në listë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026