Deklarata e fortë e analistit: Rama ka presion vetëm nga ndërkombëtarët
Analisti Medlir Mema thotë se kryeministri Edi Rama ka presion vetëm nga ndërkombëtarët, lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe jo nga protestat e opozitës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mema u shpreh se Rama duhet të shkojë në parlament dhe t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës.
“Mendoj që zoti Rama presionin më të madh tashmë e ka treguar, asnjëherë nuk e ndjen nga opozita, e ndjen nga ndërkombëtarët. Është e qartë që zoti Rama po mundohet të evitojë llogaridhënien.
Unë nuk e kuptoj sesi zonja Nikolla dhe të tjerët në Kryesinë e parlamentit shqiptar, të menjanojnë rolin e parlamentit në drejtim të llogaridhënies të kryeministrit. Kryeministri shqiptar duhet të jetë përballë opozitës qëtë japë përgjigje”, theksoi analisti Medlir Mema.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak