Deklarata e fortë e avokatit serb: Kosova mund të futet në BE para Serbisë
Avokati serb Cedomir Stojkovic tha në “Good Morning Albanians” se do donte të kishte pasaportë kosovare, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e mira për të ardhmen e tij.
Avokati tha se Serbia ka 33 vite që qëndron në të njëjtin vend, ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm, ndaj u shpreh ai “shanset janë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Europian para Serbisë”.
“Njerëzit të cilët aplikojnë për pasaportë kosovare, shikojnë se për 33 vite Serbia nuk ia doli t’i fusë ata në rrugëtimin europian të paqes. Për 33 vjet, pas luftërave ballkanike, 33 vite më vonë, Beogradi vazhdon të organizojë formacione në veri të Kosovës.
Në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Europian më shumë se Serbia, sepse Kosova, vërtet ka dëshirë të jetë pjesë e Bashkimit Europian, Kosova do të jetë pjesë e Nato-s. Serbia ka 33 vite në të njëjtin vend. Unë do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time”,-tha avokati serb.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)