Deklarata e fortë e politikanit serb: Milan Radojiçiç mund të vritet nga Vuçiç

4 Nëntor 2023 | 08:38

Politikani serb, Boban Bogdanoviç ishte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania aty ku foli për aktivizmin e tij si opozitar i regjimit serb dhe çfarë mund të pritet nga ky regjim.

Sipas tij, Radojiçiç mund të vritet nga Aleksandër Vuçiç pasi ai është dëshmitar i papërshtatshëm. Një mbretëri kriminale, e cilësoi Bogdanoviç aktivitetin e Radojiçiçit këto 10 vitet e fundit, duke theksuar se ai është dëshmitar kyç për pjesëmarrjen e presidentit serb në këto aktivitete kriminale, përfshirë këtu sulmin në Banjskë.

“Tani, është fyerje e inteligjencës për secilin qytetar në Serbi dhe në Republikën e Kosovës kur Vuçiç thotë se nuk ka qenë në dijeni se çfarë Radojiçiç ka bërë në veriun e Kosovës. Kemi edhe një situatë skandaloze, meqë Milan Radojçiç lirshëm shëtit në Beograd dhe në Novi Sad, pasi që është liruar të mbrohet në liri 48 orë pas arrestimit me një obligim, që sërish fyen inteligjencën e secilit qytetar normal në Ballkanin Perëndimor, e kjo është që nuk mund të shkojë në territorin e Republikës së Kosovës.

Unë jam i sigurt që Radjoçiçit në periudhën që po vjen mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi komunikacioni, apo diçka tjetër që do t’ia lehtësojë drastikisht Presidentit të Serbisë që ta heqë qafe njeriun aktualisht më të rrezikshëm për regjimin e tij. Në këtë mënyrë, ai do të ruante aktivitetin e tij kriminal dhe politikën e tij të kaosit që e ka zhvilluar në 10 vitet e fundit në territorin e Republikës së Kosovës.

Pra, Milan Radojçiç është dëshmitar i rrezikshëm, dhe si i tillë ai mund të jetë kërcënim serioz për regjimin e Aleksandër Vuçiç dhe personalisht për të. Ajo që dua të them, është se unë i kam propozuar komunitetit europian dhe atij ndërkombëtar që të themelohet një gjykatë speciale, e cila do ta arrestonte Milan Radojçiçin dhe do ta dërgonte para drejtësisë ndërkombëtare për ta gjykuar në formë të drejtë, në mënyrë që ta fitonim pikturën e plotë të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës. Shpresoj që kjo edhe do të ndodhë. Jam i sigurt se Serbia nuk do ta ekstradojë në Kosovë, pa marrë parasysh se këtë ia kërkon komuniteti ndërkombëtar,” – deklaroi Bogdanoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026