Deklarata e fortë e Putin: Po kërcënohemi nga tanket gjermane
Në një fjalim të mbajtur me rastin e 80-vjetorit të betejës së Stalingradit, Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin e Ukrainës me luftën kundër nazistëve gjermanë.
Duke iu referuar vendimit për të Berlinit për të dërguar tanke të tipit “Leopard” në Ukrainë, Putin tha se historia po përsërit vetveten.
“Është e pabesueshme, por e vërtetë. Po kërcënohemi sërish nga tanket gjermane”, u shpreh Putin.
Gjermania është një nga shumë vendet që po ndihmojnë Ukrainën të mbrojë territorin e saj. Duke folur nga Volgogradi, emri modern i Stalingradit, kreu i Kremlinit la të kuptohet se mund të shkojë përtej përdorimit të armëve tradicionale.
“Ata që shpresojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës nuk e kuptojnë se një luftë me Rusinë do të jetë shumë ndryshe për ta”, vijoi presidenti rus.
Ai theksoi se Moska nuk do të dërgojë tanket e saj në kufijtë e vendeve që ndihmojnë Ukrainën, por do të përdorë mjete të tjera për t’u përgjigjur.
“Përgjigjja jonë nuk do të kufizohet tek përdorimi i armatimeve të rënda. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”, tha më tej Putin.
Beteja e Stalingradit shënoi fundin e Luftës së Dytë Botërore, në të cilën Rusia kapi rob rreth 91 mijë trupa gjermane dhe ndryshoi rrjedhën e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal