Dëmet e shkaktuara nga zjarret, qeveria gati paketën mbështetëse

31 Korrik 2025 | 16:33

Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarri në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera. Problematikat më të mëdha nga zjarret janë në jug, veçanërisht në Delvinë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se njerëzit janë shkaktarët kryesor të vendosjes së zjarreve.

“120 persona janë proceduar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Janë arrestuar 21 persona”, tha ministri Hoxha.

Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme, e Bujqësisë dhe Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile kanë përgatitur një plan masash për rritjen e gatishmërisë për muajin gusht.

Nga zjarret, më e prekur është qarku i Vlorës me 17 mijë e 500 hektarë të djegura, ndjekur nga Dibra, Tirana dhe më pas Berati.

Si pasojë e zjarreve gjatë muajit korrik janë djegur 29 mijë hektarë sipërfaqe, janë prekur 12 banesa, 3 stane, 1 objekt kulti dhe 1 nënstacion energjie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026