Demiraj: Pse Vladimir Putin s’mund të ndalet më tani, ja goditja e madhe e radhës
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj nga SHBA ka folur në lidhje me situatën e krijuar mes Rusisë, Ukrainë dhe vendeve perëndimore.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin, tani nuk ndalet më dhe se qëllimi i tij është të marrë Odesën, që sipas tij do ishte një goditje shumë e madhe jo vetëm për Ukrainën por dhe vendet perëndimore.
“Duket qartë se këto kohët e fundit kemi intensifikim të madh në sasi dhe në cilësi, por dhe në gjeografi të sulmeve të forcave ajrore dhe detare të Federatës Ruse në Ukrainë. Kemi sulme në pjesën perëndimore, kundër inteligjencës ushtarake, ministrisë së brendshme, sistemeve energjetike dhe në vendet në të cilat nisen njësitë e mercenarëve.
Nuk besoj se Perëndimi do ja dalë të mposht Putin në Ukrainë nëse ky nivel i mbështetjes ushtarake është në avancim të vazhdueshëm në frontin lindor dhe jug-lindor. Duket qartë që Putin do të marrë Odesën, që do ishte një dëm i jashtëzakonshëm jo vetëm për Ukrainën por do të kishte konsekuenca strategjike për sigurinë euro-atlantike pasi do të bllokonte Detin e Zi”-tha Demiraj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shembja e urës në SHBA, dyshohet për 6 të vdekur
- Rebelët e Huthit: Kemi sulmuar 6 anije me dronë dhe raketa në 72 orët e fundit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë