Dëmtoi pyllin për kalimin e rrugës, zbardhet dosja e ish-kryebashkiakut të arrestuar
Ish kryetari i bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci u arrestua mbrëmjen e së mërkurës më urdhër të Prokurorisë së Posaçme, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Tucit akuzohet se në kundërshtim me ligjin, lejoi hapjen e një segmenti të ri rrugor rreth 1.8 km të gjatë dhe 5 metra të gjerë, në një territor nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, duke cënuar sipërfaqen pyjore në pronësi të kësaj bashkie e duke dëmtuar rëndë terrenin.
Sipas inspektoriartit të mbrojtjes së territorit Shkodër, dëmi shkaktuar kap vlerën e 234 milionë lekë, ose rreth 2.1 milionë euro, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.
Organi i akuzës shprehet se nga veprimet hetimore, ka rezultuar se Tuci në bashkëpunim me ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Për këtë arsye, ky i fundit u la në arrest shtëpie, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa për fadomistin që kreu punimet në këtë rrugë, Durim Markgjekaj Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, nën akuzën e veprës penale Shkatërrimi i pronës.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Tuci u rizgjodh edhe ne zgjdhjet e 2019-es per nje mandat te dyte ndersa
Në kohën kur ushtronte detyrën vëllai i tij, ra në prangat e policisë në qershor të 2020, gjatë një operacioni antidrogë, të koduar Shën Mëri 2020.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJTIHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës