Dënimi për vrasësit e Liridonës/ Eksperti: Kosova ka ligjet më të ashpra në rajon
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi tha në një intervistë për Euronews Albania se vrasësit si porositësi ashtu edhe ekzekutori i Liridonës mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Ai tha se për krimet kundër grave, Kosova tashmë i ka ashpërsuar shumë ligjet, sidomos për krime të tilla kaq të rënda, ku minimumi i dënimit mund të jetë 10 vite.
“Masat e gjyqësisë te ne janë në nivel të lartë. Ndonjëherë tejkalojnë standardet e nivelit rajonal apo europian, sidomos me masa të rënda dënimi. Kjo përkon me masë të rëndë sidomos për shkak të motiveve të ulëta. Kjo do jetë nga 10 deri në 40 vjet dënim, por e pritshme është që të jepet vendim për burgim të përjetshëm për kryesin dhe bashkëkryesin”,-tha Ibishi.
Ai tha se Naim Murseli e ka shfaqur veten shumë shpejt me sjelljen e tij gjatë ceremonisë mortore, duke ngritur dyshime që mund të kishte qenë i përfshirë në inskenimin e vrasjes së Liridonës.
“Ai u deshifrua shumë shpejt. U duk nga pamja e parë gjatë procesit mortor, gjatë varrimit të të ndjerës. Sjellja e tij ndaj gazetarëve, mos përfillja nga aspekti i nderimit fetar, ikja nga kontaktet me familjarët e Liridonës, ai ka bërë që ndaj tij të shfaqen dyshime. Policia ka vepruar shpejt”,-tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë