Deniza 5 vjeçe nuk mund të ecë, prindërit nuk përballojnë kostot

3 Janar 2022 | 14:55

Për Damianin 9 vjeç, ëndrra më e madhe është të bëhet inxhinier që t’i sigurojë prindërive dhe motërës së sëmurë, një shtëpi.

Babai i tij ka arritur të sigurojë këtë kontenier, pasi nuk i ka mundësitë që të ndërtojë një shtëpi.

Ai është i papunë e ndërsa e ëma duhet të kujdeset për vajzën e vogël Denizën. Një problem i lindur e ka detyruar 5 vjeçaren që të mos lëvizë dot, e të luajë si fëmijët e tjerë.

“Goca ka lindur me probleme me shtyllën kurrizore, ka dhe qese uji në kokë…njëra këmbë filloi t’i shkurtohej, i ka kaluar shumë sipër”, thotë Marsida Agai, nëna e Denizës.

Një ndërhyje kirurgjike nuk mund të kryehet në Shqipëri. Kostot arrijnë deri në 70 milion lekë, shifër e pa përballueshme për familjen.

“Shumë e vështirë, me asistencë, një hërë me punë, një herë pa punë…Cca të bëjmë stresi problemet hallet, për gocën, edhe për shpinë të paktën një dhomë cfarë të jetë, shumë keq me vjen fëmijë….për operacion, nuk e kam mundësinë, ca do ndodhë do ngeli sic është”, shprehet Erald Agai, babai i Denizës.

Damiani është shpresa e vetme e familjes, një fëmijë që ka filluar të bëjë planet për të ardhmen.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026