Dënohet me burg ish-kryeministri i RMV-së Nikola Gruevski

29 Shtator 2020 | 10:56

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është dënuar në mungesë me një vit e gjashtë muaj burg për porositje të dhunës në komunën Qendër në vitin 2013.

Po ashtu, me një vit burg me kusht u dënua edhe ish-bashkëpunëtori i tij Mile Janakieski, por me kusht që në 4 vitet e ardhshme të mos kryejë vepër të tillë.

Sipas akuzës, ish-kryeministri Nikola Gruevski e kishte porositur Mile Janakieskin që të organizojë sulm ndaj ish-këshilltarëve të opozitës së atëhershme LSDM, duke e përcjellë në opinionin sulmin si protestë qytetare nga revolta për vendimin për prishjen e një kishe në Qendër, edhe pse një pikë të tillë në rendin e ditës gjatë mbledhjes së këshillit nuk ekzistonte.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Hungarisë, vend në të cilin kërkoi azil politik me pretendimin se i rrezikohej jeta.

Lexoni gjithashtu: 

Maqedoni e Veriut, ish-ministri i Transporteve dënohet me 1 vit burg, mohon akuzat si porositës i dhunës

Blerja e ‘Benzit’ 600 mijë eurosh çon në burg ish-ministren e Brendshme në Maqedoninë e Veriut

RMV trazohet nga përgjimet, regjistrimet para zgjedhjeve përfshijnë edhe ish-kryeministrin Zaev

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026