Dënohet një person për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

4 Dhjetor 2025 | 11:08

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të enjten me burgim dhe gjobë një burrë, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dy vjet më parë.

Lubisha Millkoviq u dënua me dy vjet burgim dhe 14.000 euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Millkoviq e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Avokati mbrojtës i Milkoviqit, Millosh Deleviq, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur me vullnet të plotë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Millkoviq u arrestua më herët këtë vit dhe gjykata tha se ai do të mbahet në paraburgim derisa aktgjykimi ta ketë marrë formën e prerë.

Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë majin e atij viti.

Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i Bankës Botërore: Plakja dhe emigracioni po shtojnë presionin mbi financimin e shëndetësisë

Plakja e popullsisë, emigracioni dhe rritja e sëmundjeve kronike po vendosin përballë sfidave të reja sistemin shëndetësor shqiptar. Një raport i Bankës Botërore vëren se...
18:32 | 13/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026