Depozituan mbetje ndërtimi në plazh, arrestohet inxhinieri i objektit në Dhërmi

5 Korrik 2025 | 11:29

Një aksion i Policisë së Himarës, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, çoi në ndalimin e punimeve dhe bllokimin e një objekti hotelerie në zonën turistike të Gjilekës, në Drimadhë, pasi u konstatuan shkelje serioze mjedisore dhe administrative.

Gjatë kontrolleve u zbuluan depozitime të paligjshme të mbetjeve inerte ndërtimi në vijën bregdetare, të cilat shkaktuan ndotje në plazh dhe dëmtuan ambientin përreth. Po ashtu, disa nga vilat e ndërtuara ishin vënë në përdorim, edhe pse nuk kishin përfunduar procedurat ligjore të certifikimit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, policia arrestoi inxhinierin zbatues të projektit, shtetasin A. Dh., 26 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

IKMT ndërkohë ka bllokuar objektin në ndërtim dhe vilat përreth tij deri në marrjen e masave për eliminimin e shkeljeve të konstatuara.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e zonave turistike dhe mjedisit, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj çdo subjekti që shkel ligjin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026