“Deputetë e ish-ministra”, Lita zbulon emrat: Dumani të firmosë urdhër-arreste
Gazetari Lavdrim Lita tha se SPAK duhet t’i bëjë vettingun politikës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se tashmë dhjetëra dosje janë mbyllur dhe kreu i SPAK Altin Dumani sipas tij duhet të firmosë urdhër-arreste.
Ai kujtoi dosjet për teatrin dhe shumë dosje të tjera ku dyshohet se janë të përfshirë deputetë dhe ish-ministra, të cilat qëndrojnë në sirtar.
“Dhjetëra dosje tashmë janë të mbyllura, ai duhet të firmosë urdhër arreste që këtë vit të jetë një vit i suksesshëm për reformën në drejtësi. SHBA dhe BE kanë investuar për të reformuar drejtësinë e Shqipërisë për të pastruar Shqipërinë e jo për të pastruar drejtësinë nga vetja e tyre. SPAK duhet t’I bëjë vettingun politikës, pra përveç krimit të organizuar, një nga detyra e SPAK është hetimi i korrupsionit në nivele të larta dhe kjo bëhet vetëm me ndjekje penale.
Dosja për teatrin kombëtar e Ervin Konfolit ka tre vite, nuk ka pse qëndron në sirtar. Dosja e sterelizimit ka tre vite që po hetohet. Tani është momenti për aksion. Kim i ka dhënë mbështetje Dumanit që duhet të fillojë të firmosë, firma e tij i çon disa njerëz para drejtësisë, e do jetë Gjykata ajo që do vendosë nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022