English

Deputetët që janë kundër legalizimit të kanabisit për përdorim vetjak

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Vitin tjetër do i pyesim shqiptarët patjetër, e doni për përdorim vetjak, do t’i pyesim. E kanë bërë treçereku i vendeve të botës”.

- Advertisement -

Ishte kjo deklarata e kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në kongresin e Partisë Socialiste. Por a janë pro legalizimit të kanabisit për përdorim vetjak deputetët socialistë?

“Unë personalisht jam kundër përdorimit vetjak, për familjet, për fëmijët tanë nuk duhet në mënyrë kategorike”, tha Xhemal Qefalia, deputet i PS-së.

“Nga fusha që vijë unë, ju e dini, nga fusha ushtarake kështu që ne jemi kundra këtyre për ushtrinë. Por besoj jo vetëm nga fusha që vij, por edhe për rininë kam edhe një mesazh larg drogës, sa më shumë sport për të patur një shëndet të mirë mendor dhe fizik”, u shpreh deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku.

“Po absolutisht nëse e thonë qytetarët, duhet ta themi edhe ne, apo jo”, tha Etjen Xhafaj, deputet i PS-së.

Ndërsa demokratët janë kundër edhe legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

“Jemi kundër, jo vetëm për përdorim vetjak por edhe për atë që gjoja po e legalizon Rama”, tha Edi Paloka.

“Shqipëria nuk ka as kapacitete për të kontrolluar territorin, jo më për t’jua u dhënë të gjithë grupeve kriminale që do të investohen për të bërë transportin e trafikut të drogës edhe më shumë”, u shpreh Ervin Salianji.

Në pyetësorin e këshillimit kombëtar 61 % e qytetarëve votuan pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×