Deputeti Abazi: Qeveria Kurti na nxori kundër SHBA e BE, Kosova shihet si provokuese
Deputeti Haki Abazi është shprehur se qeveria e kryeministrit Albin Kurti e ka vendosur Kosovën kundër SHBA dhe BE-së.
Komentet Abazi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se tani Kosova po shihet se vend provokues nga BE dhe SHBA.
Ai tha gjithashtu se këto veprime të Kurtit, i shkojnë për shtat Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.
“Tani mund të shikojmë një situatë që ka bllokuar totalisht rrjedhën e dialogut. Rrjedhimisht edhe të procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Të dyja palët janë në pozicione të blerjes së kohës për realizimin e marrëveshjes ë Brukselit dhe Ohrit.
Kurti po bën atë që do të bëjë, do të blejë kohë për të mos realizuar kërkesën kryesore të BE dhe SHBA që është asociacioni dhe Vuçiç blen kohë duke pritur një moment të rëndësishëm të një triumfi të Rusisë në Ukrainë, që do i rriste mundësinë Serbisë të kishte më shumë hapsirë negocimi në Ballkan.
Ajo që po shihet qartë është se po vijojnë masat kundër Kosovës, por rritet sentimenti antiamerikan dhe antieuropian te popullata, duke iu nënshtuar një kampanje të tmerrshme ndaj qeverisë Kurti. Sa i përket çështjes së viktimizimit dhe kjo aspak nuk i bën punë Kosovës, sepse është realizim i qëllimit të Serbisë që Kosova të shihet në dritën e provokuesit nga Perëndimi”, tha Abazi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në