Deputeti i “Aleanca për Shqiptarët” Syrja Rashidi kritika BDI: Po manipulon shqiptarët

24 Qershor 2020 | 14:45

Në Maqedoninë e Veriut sot ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit e ka nisur nga Prespa ku ka prezantuar kandidatin shqiptar për kryeministër, noterin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.

Nga ana tjetër rivalët e tyre kryesorë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa shpalosi programin “Shtet për të gjithë” me të cilin kërkon përkrahjen e qytetarëve shqiptarë. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me deputetin e kësaj Aleance, Syrja Rashidi, i cili tha se kjo fushatë do të jetë ndryshe pasi partitë duhet të zhvillojnë takime me elektoratin duke iu përmbajtur një protokolli strikt për masat anticovid.  

“Sot fillon fushata. Një fushatë e re, që duhet t’i përmbahemi protokolleve që kërkon të respektojmë masat për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Do të ketë grumbullime të kufizuara, konkretisht takime më të mëdha në qytetet më të mëdha”, tha ai.

Deputeti Rashidi komentoi qasjen e BDI-së, e cila është shprehur se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë për herë të parë një kryeministër me kombësi shqiptare. Sipas tij, kjo ofertë e BDI-së ka qëllim parësor të mashtrojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

 “Mund të them se nuk duam të komentojmë qëndrimet politike dhe ofertat e partive politike të tjera. Mendoj se është një ofertë, e cila ka për qëllim manipulimin e shqiptarëve. Propozimi vjen nga një parti politike e cila në mungesë të çdo argumenti për mbijetesën, nuk ka zgjedhje tjetër, por të shpiki ndonjë magji me çka do t’i mashtrojë kësaj here shqiptarët”, shtoi ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026