Deputeti i Parlamentit Europian: Pse BE është më e butë ndaj Vuçiç dhe Serbisë
Thomas Waitz, dpeutet austriak i parlamentit europian u shpreh se BE është me butë ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se situata gjeostrategjike po i vë edhe politikanët evropianë në një situatë shumë të vështirë dhe tani kam përshtypjen se janë gati të pranojnë shumë gjëra që bëhen nga qeveria e Vuçiçit vetëm që të mos lidhet më shumë me regjimin e Putinit
“Kështu që, nëse ai ka nevojë për mbështetje nga një qeveri austriake, thjesht fton shumë njerëz nga India dhe Tunizia të vijnë dhe më pas ata kërkojne azil në Austri, gjë që më pas shkakton vëmendje në Austri, dhe një vizitë nga kancelari austriak. A mund ta zgjidhim? Po. Mirë, e tërheq regjimin e lirë të vizave. Pra, ai krijon problem. Ben bisedime dhe më pas e zgjidh problemin. Por ai kërkon para shtesë, konsensus shtesë. Kjo është strategji që Vuçiçi e ka ndjekur për një kohë shumë të gjatë. Situata gjeostrategjike po i vë edhe politikanët evropianë në një situatë shumë të vështirë dhe tani kam përshtypjen se janë gati të pranojnë shumë gjëra që bëhen nga qeveria e Vuçiçit vetëm që të mos lidhet më shumë me regjimin e Putinit. Serbia është një vend në mes të Bashkimit Evropian. Është një vend në mes të NATO-s. Ka frikë reale tek evropianët, se Vuçiçi apo Dodiku mund ta përdorin dhe të abuzojnë me situatën për të hapur një front të dytë. Kemi pasur informacione për pranine e mercenarëve te Ëagner në Republikën Serpska. Edhe konteksti mes ministrave të jashtëm mes Lavrovit dhe ministrat e Serbisë. Pra, e gjithë kjo po ushtron presion mbi evropianët. Për momentin shoh se kjo po e pengon Bashkimin Evropian të mbajë qëndrim të ashpër. Nuk mendoj se do çojë në përfundimet e duhura apo të themi në lehtësim të situatë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Humb jetën 68-vjeçari në Porto Romano, dyshimet e para
- Shtëpia e Bardhë hap zyrën për t’iu përgjigjur pandemive të reja të mundshme
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s