Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur se kryeministri Albin Kurti po bën akrobacira politike, duke i dalë kundër edhe faktorit ndërkombëtar perëndimor.
Komentet Haliti i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se qeveria nuk ka fuqi dhe nuk duhet t’i kundërvihet qëndrimeve të SHBA-së në raport me atë që po ndodh në Kosovë.
Ai tha gjithashtu se Kurti po këmbëngul në vendimin për heqjen e dinarit, për të treguar se në këto 20 vite, vetëm ai mundi të merrte një vendim të tillë dhe të hiqte monedhën serbe nga qarkullimi.
“Akrobacirat politike të Albinit i kemi mësuar të gjithë. Nuk kemi as fuqi, as këllqe neve që ti kundërvihemi politikave dhe qëndrimeve të SHBA-së në raport me atë që ndodh në Kosovë. Mendoj se është e para për të thënë që shikoni këto qeveri të tjera për 20 vite e kanë lënë dinarin serb dhe unë po e heq.
E dyta nga përplaset që ka bërë për të thënë që unë po bëj një hap më të arsyeshëm, po e çoj guvernatorin e bankës. Ai u deklarua që mua s’më ka pyetur guvernatori dhe BKQ lidhur me vendimin.
Dhe pastaj ky ta zgjidhë problemin me një deklaratë ose të zgjidhë problemin me një deklaratë, apo të fillojnë bisedimet për këtë çështje. Mendoj se nuk duhet t’i kundërvihemi politikës amerikane, ata nuk po kërkojnë që dinari të jetë monedhë zyrtare në Kosovë, por të shtyhet vendimi me një afat të caktuar prej 4 muajsh”, tha Haliti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova dhe Serbia në Bruksel diskutojnë për dinarin
- Kosova nënshkruan marrëveshjen me BERZH: 400 mln euro investime deri në 2027