“Derbi i Italisë” me 7 gola, Juventus mposht Interin në minutat e fundit

13 Shtator 2025 | 20:37

Një përballje dramatike mes Juventusit dhe Interit në raundin e tretë të Serie A përfundoi me fitoren 4-3 të bardhezinjve, në një ndeshje që prodhoi emocione, përmbysje dhe skena spektakolare. Dueli në “Allianz Stadium” u karakterizua edhe nga një fakt i rrallë: të dy vëllezërit Thuram ishin protagonistë në dy porta të ndryshme.

Ndeshja u zhbllokua shpejt nga “Zonja e Vjetër”, me Kelly që realizoi në minutën e 14-të. Por Interi nuk vonoi të reagonte: Calhanoglu barazoi në të 30-ën me një goditje të fuqishme nga distanca. Yildiz riktheu epërsinë për Juven me një supergol në minutën e 38-të, duke e çuar rezultatin 2-1 në përfundim të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me një Inter më kërkues, që përmbysi gjithçka falë golave të Calhanoglu dhe Marcus Thuram në minutat 65 dhe 76, duke e çuar rezultatin në 2-3 për zikaltërit. Por Juventusi nuk u dorëzua. Në minutën e 83-të, ishte Khephren Thuram ai që barazoi shifrat me një goditje të saktë, ndërsa në minutat shtesë, Adzic i dha fitoren spektakolare bardhezinjve me një eurogol.

Ky ishte suksesi i 111-të për Juventusin në “Derbin e Italisë”, kundrejt 70 fitoreve të Interit. Me këtë triumf, Juventusi merr kryesimin e Serie A me 9 pikë të plota pas tre javësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026