Deri 130 km/h, Rama: Milot-Fier aks shpejtësie me certifikatë të BE
Autostrada prej 114 km Milot-Fier pjesë e Korridorit Blu do të jetë aks shpejtësie me certifikatë të BE që do të t’i shërbejë ekonomisë dhe turizmit të zonave përreth.
Kështu tha kryeministri Edi Rama në aktivitetin e hapjes së garës ndërkombëtare për ndërtimin e këtij aksi.
Rama tha se me këtë aks mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë.
“Do të jetë një aks me certifikatë të BE-së, në sensin që nuk do ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat që pozojnë në dy anët e rrugës duke krijuar një rrezik. Do të jetë një aks shpejtësie dhe do të jetë një vlerë e shtuar e lëvizjes nga Rruga e Kombit drejt Durrësit. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe kritike e korridorit blu. Gara do të jetë e suksesshme nga mënyra si është realizuar. Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë”, tha Rama.
Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre