English

Dëshmia e efektivit dhe reagimet për vdekjen e të miturës, 5 ngjarjet kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Zbardhet dëshmia e efektivit që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren

Arjan Tase ka dhënë dëshminë e tij para prokurorisë.

- Advertisement -

Ai ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin.

Në këtë moment  ka goditur vajzën 7-vjeçare e cila ka humbur jetën menjëherë.

Lexoni me shume: Zbardhet dëshmia e efektivit që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren

  • AMP tregon si u vra 7-vjeçarja: Nën hetim 5 zyrtarë të policisë kufitare
Foto: Euronews Albania

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dalë me një deklaratë zyrtare ku tregon si ndodhi ngjarja e një ditë me parë, e klasifikuar vrasje nga pakujdesia, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia që drejtohej nga efektivi Arjan Tase.

AMP sqaron se Arjan Tase detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i arrestuar për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia”, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Lexoni me shume: AMP tregon si u vra 7-vjeçarja: Nën hetim 5 zyrtarë të policisë kufitare

  • ‘Është sezoni turistik më i organizuar’, Rama reagon sërish për ‘Himarën’
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish të mërkurën lidhur me tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në Himarë, ku një e mitur humbi jetën e përplasur nga një gomone në breg, duke akuzuar politikën dhe median se po e përdor ngjarjen për përfitime.

Përmes një postimi në Twitter Rama thotë se ky është sezoni turistik më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë së qeverisë së tij që nga shtatori.

Lexoni me shume: ‘Është sezoni turistik më i organizuar’, Rama reagon sërish për ‘Himarën’

  • Askush nuk guxonte të nxirrte trupin e të miturës, gazetarja rrëfen tmerrin
Gazetarja Esmeralda Keta

Gazetarja Esmeralda Keta ka qenë një nga dëshmitaret e ngjarjes tronditëse të një dite më parë në Himarë, ku një 7-vjeçare i përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo rrëfeu tmerrin e përjetuar teksa në fraksion sekonde e mitura u vra tragjikisht nga mjeti lundruies i dalë nga kontrolli.

Mes lotësh Keta tregoi se si askush nuk guxonte të hynte në det për të nxjerrë trupin e të miturës e cila ishte dëmtuar shumë rëndë nga helikat e gomones.

Lexoni me shume: Askush nuk guxonte të nxirrte trupin e të miturës, gazetarja rrëfen tmerrin

  • Plazhi i Potamit boshatiset një ditë pas tragjedisë
Plazhi i Potamit nje dite pas tragjedise

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare, plazhi i Potamit është i boshatisur.

Pushuesit e kanë braktisur plazhin dhe në shenjë përkujtimi kanë vendosur lule dhe një kukull në çadrën ku po qëndronte familja e viktimës.

Lexoni me shume: Plazhi i Potamit boshatiset një ditë pas tragjedisë

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?