Dështimi i seancës konstituive, reagon Kurti: Sulm institucional kundër Republikës

15 Prill 2025 | 13:39

Kreu i LVV, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas dështimit të seancës konstituive në Kuvendit të Kosovës, seancë e cila dështoi për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti sulmon partitë e opozitës duke e cilësuar dështimin e seancës si një sulm institucional kundër Republikës së Kosovës.

Kurti ka theksuar se votimi kundër raportit formal të Komisionit për Verifikimin e Mandateve është një akt i paprecedentë ndaj njw votimi formal, nw një përpjekje për të sabotuar sistemin konstitucional të vendit.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, thekson Kurti.

Dështimi i seancës bën që deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e fundit të mos mund të kryejnë betimin dhe të marrin zyrtarisht postet e tyre.

Gjatë mbajtjes së seancës u bë publike edhe dorëheqja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e kabinetit të tij qeveritar. Letra e dorëheqjes, e cila mban datën 27 mars, është protokolluar sot në Kuvend.

Kjo situatë zvarrit formimin e qeverisë dhe nisjen e legjislaturës së re, ndërkohë që pritet reagimi i Presidentes dhe partive politike për të dalë nga kriza parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliaj. Edhe...
08:31 | 07/07/2026

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026