Dështojnë përpjekjet për forcimin e mazhorancës, takimi Zaev-Gashi pa vendimmarrje

29 Nëntor 2021 | 19:39

Ka përfunduar pa vendimmarrje takimi mes kryeministrit në detyrë të RMV, Zoran Zaev dhe Afrim Gashit, kryetarit të partisë opozitare shqiptare Alternativa.

Përpjekja e Zaev për të konsoliduar mazhorancën qeverisëse me 4 deputetë më shumë të partisë Alternativa, ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga kryetari Gashi, ndonëse në parim ata kanë rënë dakord për programin qeverisës.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, ata konfirmuan dakordësinë mbi kursin evropian të programit qeverisës.

Nëse partia Alternativa i bashkohet 60 deputetëve të mazhorancës aktuale, Maqedonia e Veriut nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por do të mjaftohet me emërimin e një kryeministri të ri që do të vijë nga radhët e Partisë Social-Demokrate.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026