Dështon konferenca ndërqeveritare, ministri i Jashtëm i RMV-së deklaratë pas kërcënimit bullgar për veto

15 Tetor 2020 | 16:53

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka dalë sot në një konferencë për shtyp para mediave pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Bullgari. Negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, që pritej të ecnin përpara në konferencën ndërqeveritare të dhjetorit, e cila tashmë nuk do të mbahet, vazhdojnë të jenë në varësi të humorit të palës bullgare.

“Mos mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor është mossukses për të gjithë, edhe për ne edhe për Bullgarinë edhe për kryesimin gjerman, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit,” – u shpreh ministri Bujar Osmani.

Pikërisht RMV dhe Bullgaria marrin bashkëkryesimin me Procesin e Berlinit. Osmani tha se megjithatë ekziston mundësi për tejkalimin e mosmarreveshjeve që kanë të bëjnë me identitetin dhe historinë. 

“Duhet të pranojnë se tani e tutje do të duhet të kërkojmë konsensus me 27 vendet anëtare. Në të gjitha 130 hapat mund të ndodhë një vend anëtar të mos japë konfirmim. Lidhur me Bullgarinë, mendoj se ekziston hapësirë dhe mirëkuptim nga të dyja palët për rëndësinë e momentin ekzistues dhe me punën e komisioneve dhe politikës të gjejmë mënyrë për progres,” – tregoi më tej Osmani.

Paralelisht komisionet e hisorianëve nga dy shtetet janë takuar sot sërish pas një viti pauzë për shkak të mosmarrëveshjeve. Në bazë të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, komisionet e dy vendeve do të shqyrtojnë literaturën shkollore për të eliminuar elementet irredentiste dhe faktet e shtrembëruara historike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026