Dështon përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

29 Qershor 2025 | 12:03

Deputetët e Kosovës kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Në sallë kanë qenë 95 deputetë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.

Hymete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lutur Deharin që t’i kthehet rendit të ditës me votim të hapur. Për të dyja këto parti, dhe parti tjera më të vogla, ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përshkruar situatën në Kosovë si tepër të rëndë dhe e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se vetëm synon të përkeqësojë edhe më tepër situatën.

Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.

Ata ishin pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.

Nuk ka ndodhur ashtu. Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. I. Nënkryetarë...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026