Dështon takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Përgjegjës nëse situata në Veri përshkallëzohet
Pa iu lënë hapësirë interpretimeve, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka cilësuar takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç të dështuar.
Megjithatë, në një deklaratë për shtyp të mbajtur pas takimeve të përbashkëta dhe atyre kokë më kokë me dy liderët, Borrell u shpreh optimist se palët do të ulen sërish në tryezë.
“Fatkeqësisht ne nuk arritëm një marrëveshje sot dhe më vjen keq për këtë. Por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët ranë dakord se procesi duhet të vazhdojë dhe bisedimet do të rifillojnë në ditët e ardhshme. Ka kohë deri në fillim të shtatorit. Ne nuk dorëzohemi, duhet të vazhdojmë bisedimet, duhet të kërkojmë zgjidhje. Prandaj procesi do vazhdojë”, tha Borrell.
Duke theksuar se tensionet në veri të Kosovës vijnë në një moment “dramatik dhe shumë të rrezikshëm” për Evropën, Borrell ka paralajmëruar palët se do të mbahen përgjegjëse në rast të një përshkallëzimi të situatës.
“Po shohim rritje të tensioneve mbi çështjen e targave dhe atë të dokumenteve për njerëzit që udhëtojnë mes Serbisë dhe Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar nuk do që të shohë tensione të reja në të ardhmen dhe të dyja palët do të mbahen përgjegjëse për çdo përshkallëzim të situatës në terren”, u shpreh Borrell.
Ky ishte takimi i tretë i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç, në prani edhe të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, që kishte në fokus reciprocitetin e paralajmëruar nga Prishtina për targat e qytetarëve serbë që duan të hyjnë në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
- 09:30 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)