Detaje nga aksioni i SPAK në Shkodër: Sekuestrohen para, tollona dhe lista me emra

8 Maj 2025 | 20:38

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar nga SPAK në këtë qark në lidhje me krimet zgjedhore.

Sipas Policisë, është organizuar operacioni i koduar “Premtimi”, ku është ekzekutuar vendimi i GJKKO-së për kontroll fizik ndaj 6 shtetasve në Shkodër dhe ndaj 9 automjeteve të tyre.

Sipas Policisë, pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar, si prova materiale, 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (në euro dhe lekë), si dhe tollona karburanti.

Aksioni i SPAK në Shkodër u zhvillua në kuadër të goditjes se veprave penale që lidhen me manipulimin apo cenimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Njoftimi i policisë

“Në bashkëpunim me SPAK, Policia e Shtetit po bën një punë intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve ku është zhvilluar në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit të koduar “Premtimi”.

Në bashkëpunim me BKH-në, janë zbatuar vendimet për kontroll personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve, ndërsa pas këtyre kontrolleve janë sekuestruar celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që iu gjetën këtyre shtetasve.

Në kuadër të kësaj faze është ekzekutuar vendimi i datës 07.05.2025, i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontroll fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve:

F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

  • automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
  • automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
  • automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
  • automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
  • 2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;
  • 3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (në euro dhe lekë), si dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026